Behgjet Pacolli ka shpërndarë një mesazh duke zbuluar se është përballur me pabesi të thella nga një person të cilit i kishte besuar pa masë për mbi 20 vite, raporton GazetaBlic.
Ai ka shpjeguar se ky person ka kryer veprime të tilla si mashtrime, falsifikim dokumentesh, vjedhje, gënjeshtra dhe tentativë poshtërimi.
Pacolli ka premtuar se do të publikojë faktet e këtyre pabesive pas trajtimit të rasteve në gjykatat penale dhe civile në Kosovë, Shqipëri, Emirate dhe Libi, ndërsa ka nisur të përmbledhë ato në një libër që do të promovojë për të ngritur vetëdijen mbi pasojat e pabesisë dhe rëndësinë e kontrollit në marrëdhëniet e besimit.



Të tjera
Arrestohen 4 persona që shisnin armë në Tiranë, i trafikonin nga Kosova
Kokaine në mes të parkingut, arrestohen dy shqiptarë në Itali
Pesë persona arrestohen në Kaçanik, tentuan të kryejnë vjedhje të rëndë