Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete të radhës që do të zhvillohen nga kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë fillimit të muajit shkurt.
Sipas njoftimit, më 03 shkurt 2026, në zonën e Badovcit, Qendra Studimore Universitare e FSK-së do të realizojë një trajnim në terren për navigim tokësor, me emërtimin “Rruga e Heronjve”.
Ndërkaq, në zonën e Koliqit, më 06 dhe 07 shkurt 2026, Qendra Studimore Universitare e Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së do të zhvillojë një vlerësim praktik për operacione mbrojtëse në terren.
Nga Komuna bëhet e ditur se ushtrime dhe trajnime të ngjashme janë realizuar edhe më parë nga kadetët e FSK-së dhe se ato kanë karakter profesional dhe edukativ, pa ndikuar në sigurinë e qytetarëve.



Të tjera
500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët
Sjelljet që dëmtojnë lidhjen emocionale me fëmijët
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina Mall-Veternik-QMI