Lëvizja Vetëvendosje (LVV) të dielën ka mbajt mbledhjen e përbashkët me drejtuesit e qendrave të kësaj partie.
“Në mbledhje ishin të pranishëm kryeministri, njëherazi kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sekretari organizativ, Alim Rama, si dhe koordinatori i qendrave, Salih Zyba. Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për situatën aktuale politike në vend dhe për fushatën tonë zgjedhore të suksesshme, e cila u kurorëzua me mbështetje qytetare prej 51.10% dhe 57 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, u trajtuan çështje që lidhen me procesin e certifikimit të rezultatit zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve të reja”, thuhet në postim.
Tutje bëhet e ditur se një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe aspektit organizativ të Lëvizjes, funksionimit dhe organizimit nëpër qendra, si dhe çështjeve të tjera të rëndësishme për forcimin e mëtejmë të strukturave tona.



Të tjera
E prezantuan si Anita Muçaj Haradinaj – Anita reagon ndaj gabimit publik
Atlético Madrid në krizë? Simeone njofton se do të largohet pas sezonit
Rikthimi i mundshëm i Messit: Legjenda argjentinase pranë kthimit në klubin e origjinës