Zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të zhvillojnë vizitë në Kosovë nga 3- 13 shkurt.
Qëllimi i vizitës sipas njoftimit është zhvillimi i konsultave vjetore dhe vlerësim të të zhvillimeve të fundit makroekonomike.
“Një mision i FMN-së, i udhëhequr nga David Amaglobeli, do të vizitojë Kosovën gjatë periudhës 3–13 shkurt 2026, për të zhvilluar konsultimin vjetor sipas Nenit IV me Republikën e Kosovës.¹
Qëllimi i këtij misioni mbikëqyrës është të bëjë një vlerësim të zhvillimeve të fundit makroekonomike, të analizojë perspektivën dhe rreziqet, si dhe të diskutojë prioritetet e politikave ekonomike dhe reformave me autoritetet dhe palët e tjera kyçe të interesit. Misioni planifikon të publikojë një komunikatë përfundimtare për shtyp dhe të mbajë një konferencë për media”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Karota dhe vetitë kuruese të saj
Tr@gjedia në Klinë/ Vd*es personi që u pl@gos me ar*më
Siguruam harmonizim për hapat përpara në dialogun Kosovë-Serbi