Dita e mërkurë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri njofton se moti fillimisht pritet të jetë i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore aty ku dhe pritet të pasohen me reshje të dobta e lokale shiu të cilat do të shoqërohen hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Në mbrëmje pritet mot i kthjellët e vranësira të izoluara në relievet malore në juglindje e lindje të territorit.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 20 deri 41°C, në zonat e ulëta 21 deri 43°C, në zonat bregdetare 25 deri 39°C.



Të tjera
Pse tradhtojnë femrat? Këto janë arsyet më të shpeshta
Me huanë e reparacioneve për Ukrainën, BE sfidon Putinin dhe Trump-in
Shqipëri, 60% e pagesave do të jenë digjitale deri në 2030