Sipas raportimit të portalit spanjoll Fichajes, Diego “Cholo” Simeone do të largohet nga posti i trajnerit të Atlético Madrid në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një epoke historike në klubin madrilen.
Burime pranë klubit bëjnë të ditur se vendimi nuk lidhet drejtpërdrejt me rezultatet por me marrëdhëniet e ftohura mes Simeones dhe pronarit të ri, fondit Apollo, i cili ka një vizion të ndryshëm për drejtimin e klubit.
Mospërputhjet në mënyrën e menaxhimit dhe strategjinë afatgjatë kanë çuar palët drejt një ndarjeje të dakorduar.
Simeone ka drejtuar Atléticon për rreth 15 sezone dhe e ka rikthyer klubin në elitën e futbollit evropian.



Të tjera
5 gjërat që duhet t’i lani më shpesh dhe më rrallë në shtëpi
Marta Kos drejt vizitës së parë në Kosovë, Vuçiq e sulmon: Nuk kontaktoj të huajt që i dëshirojnë të keqen Serbisë
Gruaja e rrah burrin në Prishtinë