Aksioni i madh i Krimeve Ekonomike, i cili para disa ditësh çoi në arrestimin dhe ndalimin e dhjetëra personave në Prizren, Malishevë, Podujevë, Mitrovicë, sot është zgjeruar edhe në Gjilan.
Detaje për aksionin ka zbardhur Policia e Gjilanit.
“Jemi në proces të intervistimit në kordinim me prokurorin e shtetit të personave të dyshimtë të qendrës komunale të votimit në Viti, lidhur me veprën penale “ Falsifikim i rezultateve të votimit””, konfirmon për sinjalin, Policia e Gjilanit.
“Për ecurin e hetimit të këtyte rasteve do të ju njoftojmë me kohë”.
“Kanë filluar intervistat lidhur me manipulimet e rezultateve zgjedhore në regjionin e Gjilanit”, tha ai.
Burimet e medias sqarojnë se vala e re e veprimeve policore ka në shënjestër persona që nuk ishin intervistuar më parë, ndërsa aksioni është rezultat i punës intensive hetimore, analizimit të materialeve të sekuestruara dhe verifikimit të provave të reja që kanë dalë gjatë hetimit.
Po ashtu, mësohet se gjatë realizimit të urdhëresave pritet edhe sekuestrimi i pajisjeve elektronike, përfshirë telefona mobilë dhe mjete të tjera të komunikimit, të cilat dyshohet se janë përdorur për koordinim dhe manipulim të procesit zgjedhor.
Autoritetet ditëve të kaluara kanë ndaluar dhjetëra të dyshuar për falsifikim të votave, ndërhyrje në rezultatin zgjedhor dhe shkelje të të drejtës së votës.
Këto veprime vijnë në vijim të një procesi të rinumërimit të votave në të gjithë vendin dhe një operacioni kombëtar për të adresuar çdo shkelje të mundshme që minon integritetin e votës së qytetarëve kosovarë.
Institucionet kanë bërë me dije se do të vazhdojnë aksionet dhe se çdo person i përfshirë në manipulime votash do të përballet me ndëshkime ligjore në përputhje me Kodin Penal të Kosovës.



Të tjera
Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim
Manipulim votash: Avokati Sylaj konfirmon lirimin e klientit pas intervistimit
Përfshirja e Lajçak në skandalin me Epstein: Vjen paralajmërimi për ndryshime në dialogun Kosovë–Serbi