Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha, ka deklaruar se, ndonëse ka qenë shpesh kritik ndaj punës së Presidentes Vjosa Osmani, ai e mbështet rizgjedhjen e saj edhe për një mandat tjetër.
Hoxha përmendi vërejtje lidhur me shpenzimet, organizimin institucional dhe mungesën e bashkëpunimit politik, por theksoi se në rrethanat aktuale nuk ka kandidat më të përshtatshëm. Sipas tij, kritika dhe mbështetja shkojnë bashkë në shërbim të interesit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Gjatë mandatit të saj kam qenë shpesh kritik ndaj disa veprimeve të Presidentes Vjosa Osmani: shpenzimeve të tepruara, organizimit të dobët të disa aktiviteteve shtetërore, mungesës së bashkëpunimit të brendshëm politik dhe mosangazhimit të mjaftueshëm të kapaciteteve profesionale, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Megjithatë, duke analizuar situatën aktuale, kandidatët e mundshëm dhe përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës, mendoj se në rrethanat e tanishme, zgjidhja më e mirë është rizgjedhja e zonjës Vjosa Osmani edhe për një mandat tjetër.
Kritika dhe mbështetja nuk përjashtojnë njëra-tjetrën – të dyja janë në shërbim të interesit të Kosovës.



Të tjera
Vetëm 90 minuta mjaftuan: Rregulli i rreptë i FIFA-s u shkel dy herë në ndeshjen hapëse të Botërorit
Gjashtë kallëzime penale në 24 orët e fundit për dhunë në familje, pesë persona përfundojnë në stacion policor
Murati: Të hënën dalin shtesat për punëtorët e sektorit privat