Boksieri i frikshëm shqiptar paralajmëron sfidën e radhës

Boksieri shqiptar Florian Marku, pas disa probleme personale që ka patur disa muaj më parë, duket se është gati të rikthehet në ring.

Këtë gjë e konfirmon vetë boksieri në disa postime në rrjetet sociale

“Pas një kohe të gjatë jashtë ringut, kam reflektuar, kam analizuar dhe kam mësuar.

Gabimet nuk i fsheh, i kam studiuar.

Më tej, boksieri shqiptar, që nuk duelon prej gati 2 vitesh, komentoi: “Tani, çdo hap do të jetë i kalkuluar, çdo vendim i menduar.

Rikthehem ndryshe: më i qetë, më i uritur dhe më i përgatitur se kurrë, si mendërisht ashtu edhe fizikisht.

Rikthimi nuk është rastësi, është zgjedhje. Do të shihemi se shpejti”, tha Marku, që më tej konfirmon se dueli i radhës mund të jetë në Greqi:

“Pas kaq vitesh, jemi në diskutime për një ndeshje te madhe në Greqi. Më shumë detaje së shpejti!”.