11 viktima dhe miliarda euro dëme pas stuhive katastrofike

Stuhi të rënda kanë shkaktuar shkatërrime të shumta në Gadishullin Iberik, duke lënë të paktën 11 të vdekur në Portugali që nga java e kaluar dhe duke detyruar mijëra njerëz të evakuohen në Spanjë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për mot të ekstrem në ditët në vijim.

”Në Portugali, një burrë 70-vjeçar u gjet i vdekur në makinën e tij, e cila ishte përfshirë nga uji i një lumi në komunën e Serpas”, raportoi sot agjencia shtetërore e lajmeve LUSA.

Vdekja e tij rrit numrin e të vdekurve nga stuhitë në Portugali që nga java e kaluar në 11 persona.

Ministri portugez i Ekonomisë, Manuel Castro Almeida, vlerësoi se dëmi i shkaktuar nga stuhitë arrin mbi 4,0 miliardë euro (rreth 4,7 miliardë dollarë), raportoi  sot transmetuesi shtetëror RTP.

Pesë persona humbën jetën kur sistemi i stuhive atlantike kaloi në disa zona me shpejtësi erë mbi 200 kilometra në orë.

Pesë të tjerë vdiqën në ditët pasuese gjatë operacioneve të pastrimit dhe rikuperimit.