UNI – Universum International College, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës, organizon ‘Turnir në Basketboll’ për të festuar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Kjo ngjarje emocionuese është përgatitur për të shfaqur talentet e basketbollit të skuadrave të shkollave të mesme nga e gjithë Kosova, me 18 skuadra pjesëmarrëse që garojnë për fitore. Turniri do të mbahet më 16 shkurt 2026, në International School of Kosova.
Suksesi i ‘Turnirit në Basketboll’ nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e sponsorëve. Federata e Basketbollit të Kosovës, Korporata Rugove, Cineplexx Kosovo, Frostea dhe International School of Kosova të cilët kanë sponsorizuar këtë ngjarje, duke treguar kështu angazhimin e tyre në zhvillimin e rinisë në Kosovë dhe në promovimin e sporteve.
Organizimi i ‘Turnirit në Basketboll’ reflekton përkushtimin e UNI – Universum International College për të nxitur zhvillimin dhe promovimin e të rinjëve të Kosovës.
Si forca udhëheqëse pas kësaj ngjarjeje monumentale, UNI – Universum International College synon të ofrojë një platformë për entuziastët e rinj të basketbollit për të shfaqur aftësitë e tyre, ndërtuar miqësi dhe të nxisin vlerat e disiplinës dhe bashkëpunimit. Ngjarja e tillë që shënon sukseset e vendit, siç është 18-vjetori i Pavarësisë, tregon rolin proaktiv të UNI – Universum International College si një nismëtar për ndryshime pozitive, duke kontribuar aktivisht në zgjerimin kulturor dhe sportiv të Kosovës.
UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.
Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla, kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.



Të tjera
Gabimet që çojnë në pagjumësi
Nuk ka arsye pse të mos qëndrojë te PSG
Bastoni kërkoi falje për gabimin, duhet të luajë për Italinë