Është rikthyer seanca gjyqësore në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.
Avokatja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Nina Tavakoli, tha se dosja përfundimtare është e mbushur me prova që tregojnë se ai ka folur kundër dhunës, madhe ka insistuar që edhe serbët e Kosovë të qëndronin.
“Çka mund të bënte Thaçi? Ai mund të fliste dhe ka folur siç e kemi diskutuar në dosjen tonë përfundimtare, transkriptet gjyqësore janë të mbushura me prova ku Thaçi flet kundër dhunës, që edhe serbët e Kosovës të qëndronin dhe ka marrë masa konkrete”.
Tavakoli përmendi edhe dëshminë e Covey dhe Clark.
“Ai ka vizituar edhe viktimat serbe bashkë me Kouchner, për këtë ka dhënë dëshmi edhe Covey”.
“Covey ka qenë i qartë kur tha që nuk ishte thjesht sinjalizim sepse ky kishte rrezik të madh personal dhe politik sepse Thaçi po ekspozohej. Sipas nesh, këto deklarata dhe veprimet e Thaçit të cilat Clark i konsideroj të sinqerta, shtojnë më tej dyshimet nëse ai vërtetë kishte synime të merrte kontrollin në Kosovë duke kryer krime”, shtoi avokatja.



Të tjera
Presidenti shqiptar uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si Kryetare të Kuvendit
Ganimete Musliu, Sala Jashari dhe Nait Hasani votuan kundër për pakon e nënkryetarëve
Ujë me limon dhe sodë buke, ç’thonë dietologët për pijen e famshme