Deputetët e rinj të legjislaturës së dhjetë kanë nisur të mblidhen në Kuvendin e Kosovës aty ku pritet të japin betimin si ligjvënës të rinj, të votohet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët kësaj legjislature.
Gjithashtu, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se pas kësaj seance pritet të jetë edhe një tjetër seancë për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Ky është rendi I ditës për këtë seancë
1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Betimi i deputetëve,
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,
4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.



Të tjera
Ky është sekreti për një lëkurë të kuruar
Vonesë rreth gjysmë orëshe, Kuvendi ka njoftuar se seanca për votimin e Kurtit 3 është në ora 20:00
Osmani mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së re