Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Gjatë gjithë ditës, mbrojtja e ish-presidentit ka kundërshtuar pretendimet e ZPS-së, duke kërkuar që i njëjti të shpallet i pafajshëm pasi nuk ka prova kundër tij.
Po ashtu, avokati Luka Mishetiq përmendi kërkesën e kryeprokurores Kimberly Ëest për 45 vjet burgim për secilin nga të akuzuarit, duke thënë se ZPS me këtë, kërkoi burgim të përjetshëm.
Në fund të seancës fjalën e mori edhe mbrojtja e Kadri Veselit, avokati i të cilit tha se ZPS-ja nuk ka prova që dëshmojnë se ish-kryetari i Kuvendit ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale.
Seanca vazhdon nesër me fillim të orës 09:00.



Të tjera
Albin Kurti arrin në sallën e Kuvendit
I plagosuri në Mitrovicë u gjuajt me katër plumba, Policia arreston dy persona
Ky është sekreti për një lëkurë të kuruar