Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se sot debatohet lirshëm në sallën plenare falë sakrificës së madhe të popullit për liri, përfshirë luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe kontributin e madh të grave e burrave që dhanë gjithçka për vendin.
“E sot këtu në këtë pasdite vijmë pasi gjatë tërë ditës kishim seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Historia e popullit shqiptar të Kosovës është e qartë dhe e drejt. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e drejt për çlirim, dihet kush ka qenë agresori, dihet kush ka bërë krime në vendin tonë ato janë të regjistruara e të dëshmuara nga bota mbarë. Ato krime janë kryer nga Serbia e cila kurrë asnjëherë nuk u përballë me drejtësinë në mënyrë serioze. Përkundrazi kriminelët e luftës u ricikluan në pushtet e u amnistuan. Ne presim që ish-krerët e UCK-së të kthehen sa më parë në vend dhe tek familjet e tyre dhe që këto orvatje të prokurorisë të marrin fund sa më parë, për këtë duhet të jemi bashkë”, tha ajo.



Të tjera
Kuvendi i Kosovës zgjodhi Qeverinë Kurti 3
Tahiri kritikon prezantimin e kabinetit të ri nga Kurti: Qeveri me përmasa të Kinës
Kryediplomati italian konfirmon se Italia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes të Trumpit