Me 66 vota pro, 44 kundër dhe 8 abstenime, 118 deputetët e pranishëm arritën dakordancën për hapin e parë që shpie te themelimi i institucioneve, shkruan KosovaPoat.
Albulena Haxhiu do të jetë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte kandidate edhe në përpjekjet e deputetëve për ta formuar legjislaturën e nëntë, e që përfundimisht rezultoi me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi më shumë se 51 për qind, apo 57 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës mori 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6. 20 ulëse janë të rezervuara për komunitetet.



Të tjera
Kuvendi i Kosovës zgjodhi Qeverinë Kurti 3
Tahiri kritikon prezantimin e kabinetit të ri nga Kurti: Qeveri me përmasa të Kinës
Kryediplomati italian konfirmon se Italia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes të Trumpit