Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen e saj si Kryetare e Kuvendit të Kosovës me 66 vota pro, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Begaj theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për institucionet demokratike të Kosovës dhe për rrugëtimin e saj Euroatlantik.
“Punime të mbara Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën X! Urime, znj. Albulena Haxhiu, për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit! Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës, në mbështetje të institucioneve demokratike të saj dhe rrugëtimit Euroatlantik!”, shkroi Begaj.



Të tjera
Intonohet himni i Republikës së Kosovës, Lista Serbe lëshon sallën
PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës, drejtësisë në Hagë dhe e interesit shtetëror
Kuvendi i Kosovës zgjodhi Qeverinë Kurti 3