Lëvizja Vetëvendosje ka propozur caktimin e Albin Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës, shkruan KosovaPost.
Ky subjekt politik ka dorëzuar propozimin te presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
“E nderuar që, në cilësinë time si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’i dorëzoj Presidentes së Republikës së Kosovës propozimin për caktimin e z. Albin Kurti si Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në publikimin e dokumentit zyrtar në facebook.
Sot pritet të mbahet edhe një seancë tjetër, ajo për formimin e Qeverisë. Ende nuk është bërë e ditur për kohën se kur do të nisë seanca.
Kuvendi i Kosovës cilësohet i konstituar pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut kryetare e legjislaturës së dhjetë dhe votimit të pesë nënkryetarëve: Ardian Golën nga LVV, Vlora Çitakun nga PDK, Kujtim Shalën nga LDK, Sllavko Simic nga Lista Serbe dhe Emilja Rexhepi nga grupi multietnik.



Të tjera
Si të përmirësoni tretjen pas të dyzetave
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushkën me penën
“Aleate e rëndësishme”: SHBA-ja synon përfshirjen e Kosovës në korridoret rajonale të energjisë