Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se nga dështimi i legjislaturës së kaluar, Kosova ka humbur edhe 18 milionë euro.
“Po e fillojmë legjislaturën X të Kuvendit të Republikës, duke mos e harruar dështimin e legjislaturës IX, e cila nuk arriti të konstituohet dhe ta zbatojë vullnetin qytetar.
Mësim i madh për demokracinë e re të Kosovës. Jo vetëm që u prodhua krizë politike njëvjeçare, por plus 18 milionë euro kosto të buxhetit, të taksave të qytetarëve.
Le të besojmë në frymën bashkëpunuese në përputhje me Kushtetutën dhe ta ushtrojmë përgjegjësinë qytetare për përfaqësim dinjitoz të qytetarëve të Republikës, kudo që jetojnë” shkruan Haziri në Facebook.
The post “Humbën 18 milionë euro nga buxheti”, Lutfi Haziri përmend pasojat e dështimit të legjislaturës së kaluar appeared first on GazetaBlic.



Të tjera
Shërbime të reja në kujdesin parësor për fëmijët, firmoset vendimi
Zbulohet më në fund kura për rënien e flokëve
Atmosferë e nxehtë në Madrid: mes debateve dhe hijes së Mourinhos, poshtërimi mund të vijë të dielën në “El Clasico”