Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se legjislatura e re po nis në një moment vendimtar.
Nga Hamza është deklaruar edhe se, mbrojtja e së vërtetës, drejtësisë dhe shtetësisë në Hagë nuk është çështje partie, por obligim shtetëror e kombëtar.
Postimi:
Kjo legjislaturë e re po nis në një moment vendimtar për Kosovën. Mbrojtja e së vërtetës, drejtësisë dhe shtetësisë në Hagë nuk është çështje partie, por obligim shtetëror e kombëtar.
Në seancën e parë të punës do ta procedojmë për votim Rezolutën e hartuar nga ekspertët e pavarur, e cila kërkon një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, që mishëron standardet më të larta ndërkombëtare.
Presim mbështetjen e të gjithëve që besojnë në drejtësi, dinjitet dhe shtet.



Të tjera
Kallas uron për formimin e Qeverisë, thotë se është e gatshme ta organizojë takimin Kurti -Vuçiq së shpejti
Ushqimet që forcojnë trurin dhe memorien tuaj
Spiropali uron konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë e re të Kosovës