Osmani mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së re

Osmani mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së re

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ka mandatuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re, përcjell KosovaPost.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Osmani që tha se vendimin e mori në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Sot, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara”, ka shkruar Osmani.