Bastisje brenda Speciales, kontrollohen të gjithë kompjuterët që përdori Thaçi

Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin për kr*ime lu*fte

Ish-Presidentit Hashim Thaçi i është vazhduar paraburgimi në rastin ku së bashku me ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetin Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Vendimi për këtë masë ndaj Thaçit është marrë më 10 shkurt 2025 nga kryetari i trupit gjykues në këtë rast, Charles Smith III, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Për Thaçin, Smith III, në vendimin e tij ka konstatuar se ka rrezik që ai të pengojë procedurat ose të kryejë krime të tjera që bien në juridiksionin e DhSK-së.

Ndryshe, rasti në fjalë është në fazën përfundimtare përpara se të shpallet aktgjykimi.

Fjala përmbyllëse e Prokurorisë filloi të hënën e 9 shkurtit 2026, dhe përfundoi një ditë më pas, më 10 shkurt, ku kryeprokurorja e specializuar, Kimberly West, kërkoi dënim unik me nga 45 vjet burgim për secilin nga katër të akuzuarit. Po më 10 shkurt u dha fjala përfundimtare edhe nga mbrojtësi i viktimave, Simon Laws.

Ndërsa, meë11 shkurt 2026, dha fjalën e tij përfundimtare mbrojtja e Hashim Thaçit dhe e filloi mbrojtja e Veselit, e cila pritet ta vazhdojë edhe nesër më 12 shkurt.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi”
https://zeri.info/aktuale/610878/hashim-thacit-i-vazhdohet-paraburgimi-ne-rastin-per-krime-lufte/#:~:text=26%20tetor%202020.%20/-,Betimip%C3%ABrDrejt%C3%ABsi,-ADZILLA%3A%20Buy%20%26%20HODL ”


Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin për krime lufte
AKTUALE
February 11, 2026 – 20:04
SHPËRNDAJE:
Ish-Presidentit Hashim Thaçi i është vazhduar paraburgimi në rastin ku së bashku me ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetin Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.


Vendimi për këtë masë ndaj Thaçit është marrë më 10 shkurt 2025 nga kryetari i trupit gjykues në këtë rast, Charles Smith III, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Për Thaçin, Smith III, në vendimin e tij ka konstatuar se ka rrezik që ai të pengojë procedurat ose të kryejë krime të tjera që bien në juridiksionin e DhSK-së.

Ndryshe, rasti në fjalë është në fazën përfundimtare përpara se të shpallet aktgjykimi.

Fjala përmbyllëse e Prokurorisë filloi të hënën e 9 shkurtit 2026, dhe përfundoi një ditë më pas, më 10 shkurt, ku kryeprokurorja e specializuar, Kimberly West, kërkoi dënim unik me nga 45 vjet burgim për secilin nga katër të akuzuarit. Po më 10 shkurt u dha fjala përfundimtare edhe nga mbrojtësi i viktimave, Simon Laws.

Ndërsa, meë11 shkurt 2026, dha fjalën e tij përfundimtare mbrojtja e Hashim Thaçit dhe e filloi mbrojtja e Veselit, e cila pritet ta vazhdojë edhe nesër më 12 shkurt.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi”