Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen në postin e kryeministrit, transmeton KosovaPost.
Menjëherë pas përfundimit të seancës parlamentare, i ngarkuari me punë në Ambasadën Gjermane, Christian Böttcher, ka përcjellë urimet e ambasadorit për konstituimin e suksesshëm të Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.
Në mesazhin e publikuar, theksohet se, duke u mbështetur në marrëdhënien e ngushtë dhe unike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, pritet vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral në fushat e ekonomisë, sigurisë, politikës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
“Kosova nuk ka vetëm një mik, por një partner të fortë dhe të besueshëm në Gjermani”, thuhet në njoftim.
Ambasada shprehu gjithashtu gatishmërinë për të punuar së bashku në mbështetje të integrimeve euroatlantike të Kosovës, duke i uruar kryeministrit Kurti suksese në mandatin e ri.



Të tjera
Dieta që po shkakton diabet
Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?
Rozeta Hajdari: Nuk ishte patjetër të bëhesha ministre, rëndësi ka kombinimi i duhur