Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen e saj në detyrën e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, shpreh urimet e përzemërta për zgjedhjen e znj. Albulena Haxhiu në detyrën e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Zgjedhja e saj në këtë funksion të rëndësishëm përfaqëson një përgjegjësi të madhe për avancimin e proceseve demokratike dhe parlamentare në Republikën e Kosovës.
Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona karakterizohen nga respekti i ndërsjellë, bashkëpunimi i qëndrueshëm dhe miqësia e sinqertë. Duke vlerësuar raportet e shkëlqyera bilaterale dhe raportin e çmuar personal, besoj fuqishëm se së bashku do të vazhdojmë ta thellojmë dialogun dhe partneritetin ndërparlamentar, në funksion të interesave të qytetarëve tanë dhe të perspektivës së përbashkët europiane.
I uroj suksese në ushtrimin e detyrës fisnike dhe shpreh gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të hapur dhe konstruktiv ndërmjet dy kuvendeve dhe shteteve tona”, ka shkruar Gashi.



Të tjera
Dieta që po shkakton diabet
Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?
Rozeta Hajdari: Nuk ishte patjetër të bëhesha ministre, rëndësi ka kombinimi i duhur