Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, shkroi në rrjetin “X” se pas më shumë se një viti bllokim politik, “formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues”, duke uruar kryeministrin Albin Kurti.
Në shkrimin e saj, Kallas shprehet se “ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe dialogun Beograd-Prishtinë. Jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, duke paralajmëruar një takim mes Kurtit e Vuçiqit.
“Tani ajo që ka rëndësi është që të ecë me shpejtësi me reformat. Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së me vlerë qindra miliona euro dhe për të pasur përparim në rrugën e saj drejt BE-së”, është shprehur Kallas.



Të tjera
Dieta që po shkakton diabet
Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?
Rozeta Hajdari: Nuk ishte patjetër të bëhesha ministre, rëndësi ka kombinimi i duhur