Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur votëbesimin në Parlament të qeverisë së re të Kosovës, përcjell KosovaPost.
Në një postim në X, Kos ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe është shprehur se pret me padurim për të vizituar Kosovën.
Kos tha gjithashtu se fokusi i Kosovës tani duhet të jetë në avancimin e reformave të BE-së dhe marrjen e përfitimeve të Planit të Rritjes në Kosovë.
“Lajm i mirë nga Prishtina sot. Kuvendi është në detyrë. Një qeveri e re ka marrë detyrën. Urime Kryeministër Albin Kurti. Fokusi tani mund të zhvendoset në avancimin e reformave të BE-së dhe sjelljen e përfitimeve të plota të Planit të Rritjes në Kosovë. Pres me padurim të vizitoj Kosovën së shpejti”, ka shkruar Marta Kos.



Të tjera
Cili është më i mirë për mëngjes, qumështi apo kosi?
Dieta që po shkakton diabet
Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?