Presidenti Begaj uron Kurtin: Mbështetja vëllazërore do të vazhdojë

Presidenti Begaj uron Kurtin: Mbështetja vëllazërore do të vazhdojë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begajn, ka uruar kryeministrin Albin Kurti për mandatin e ri.

Begaj ka premtuar vijimin e “mbështetjes vëllazërore” për Qeverinë dhe qytetarët.

“Urime Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit z. Albin Kurti! I uroj suksese në mandatin e ri, në drejtimin e Qeverisë drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së popullit të Kosovës.
Shpreh bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin të gjithë klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave që janë përpara. Ju sigurojmë për vijimin e mbështetjes vëllazërore për Qeverinë tuaj dhe bashkëkombasit tanë”, ka shkruar Begaj.

Qeveria Kurti 3 u votua mbrëmë me 66 vota.