Internacionalja Socialiste ka uruar Albin Kurtin për sigurimin e mandatit të ri si Kryeministër i Kosovës dhe për formimin e qeverisë së re, duke i dhënë fund më shumë se një viti bllokade politike në vend.
Në mesazhin e urimit theksohet se ky zhvillim hap rrugën për zbatimin e një programi ambicioz qeverisës, i cili synon thellimin e demokracisë, adresimin e pabarazive sociale dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Sipas Internacionales Socialiste, ky mandat i ri përfaqëson një mundësi të rëndësishme për forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e politikave që promovojnë barazi dhe mirëqenie për të gjithë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! është anëtare me të drejta të plota e Internacionales Socialiste (Socialist International). Kjo organizatë, e cila është më e madhja social-demokrate në botë dhe ka anëtarë nga mbi 100 shtete, promovon politika progresiste për arritjen e barazisë në mbarë globin.



Të tjera
Kush do ta marrë rrogën e 13-të, sqaron Murati
Kroacia mbështet fuqishëm rrugën evropiane të Kosovës
Ambasada e Italisë uron Albulena Haxhiun dhe Albin Kurtin