Kryeziu përfaqëson sot Kosovën në Olimpiadën në ‘Milano-Cortina 2026’

Kryeziu përfaqëson sot Kosovën në Olimpiadën në ‘Milano-Cortina 2026’

Skitarja kosovare Kiana Kryeziu sot nis paraqitjen e saj të parë në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano–Cortina 2026”, duke garuar në disiplinën e skijimit alpik – Super G (femrat).

Gara zhvillohet këtë të enjte, në ditën e gjashtë të lojrave olimpike, nga ora 11:30 deri në 13:40, ku Kryeziu do të përballet me eliten botërore të skijimit alpik në një nga disiplinat më sfiduese të sporteve dimërore, raporton RTKlive.

Kosova përfaqësohet nga dy skitarë, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, të cilët do të garojnë në disiplinat e tyre përkatëse, në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.

Në edicionin e sivjetmë të Lojërave Olimpike Dimërore marrin pjesë rreth 2.800 sportistë nga 92 shtete të botës. Garat olimpike po zhvillohen në disa qytete të Italisë, përfshirë Milanon, Cortina d’Ampezzo, Livignon, Bormion dhe Val di Fiemmen.

Radiotelevizioni i Kosovës (RTK), si transmetues ekskluziv për territorin e Kosovës, do të ofrojë mbi 125 orë program olimpik deri më 22 shkurt, duke sjellë nga afër emocionet dhe momentet kulmore të “Milano-Cortina 2026”.