Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, përkatësisht Stacionit Policor në Junik, rasti ka ndodhur më 12.02.2026, rreth orës 01:40, pasi policia ka siguruar informacione se në një lokal në Junik disa persona po zhvillonin veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.
“Policia menjëherë i është përgjigjur rastit. Në vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar të holla në shumën prej një mijë e dyzet (1,040) euro, letra bixhozi dhe dëshmi të tjera”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe, me urdhër të prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.



Të tjera
Kurti: Kosova ka nevojë për gjykata normale, jo speciale
Kurti për bashkimin e Osmanit me Abdixhikun: S’duhet ngatërruar dëshirat me fakte
Rrjetet sociale nxisin refuzimin e vaksinave