Sonte me fillim të orës 19:00 do të mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës.
Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së parë të Kryesisë me në krye Albulena Haxhiun e cila pasditen e së mërkurës u zgjodh kryetare e Parlamentit.
Në rend dite janë: Ndarja e komisioneve parlamentare, Ndarjet buxhetore dhe Rezoluta për zhvillimet në Hagë.
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri tha se tema më e rëndësishme sonte është Rezoluta për çlirimtarët të cilët gjenden në Hagë.



Të tjera
Komisioni Evropian prezanton strategji kundër varfërisë
6 mënyra si stresi mund të ndikojë në shëndetin tuaj
8 arsye pse njerëzit rrijnë në martesë, megjithëse të pakënaqur