Avokati Roberts tha se pretendimi kryesor i Prokurorisë është se të akuzuarit së bashku me anëtarët e tjerë të asaj që e cilëson si ndërmarrje të përbashkët kriminale kishin për qëllim marrjen nën kontroll të Kosovës dhe largimin e kundërshtarëve.
“Në vetvete qëllimi për marrjen nën kontroll Kosovën nuk është kriminal, por mënyrë për t’i dhënë fund shtypjes së Millosheviqit”, tha ai.
“Duhet të konstatoni se ka pasur një pajtim për krimet e pretenduara. Çështja e objektivit jokriminal, teoria e Prokurorisë është se ky ishte qëllimi kryesor i të akuzuarve dhe jo çlirimi i popullit të tyre, por vetëm synim për të marrë pushtet në mënyrë egoiste”, shtoi Roberts.



Të tjera
Nuk jam kandidat për president të vendit
Përgjegjësia është themeli i qeverisjes sonë
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane pritet në Departamentin e Shtetit Amerikan