Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar krijimin e 16 komisioneve parlamentare, duke bërë legjislaturën e X-të plotësisht funksionale, përcjell KosovaPost.
Ajo theksoi se komisionet do të jenë shtylla kryesore e punës legjislative dhe mbikëqyrëse, duke ftuar grupet parlamentare për bashkëpunim në shërbim të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Sot, pas njoftimit për formimin e grupeve parlamentare, proceduam me themelimin e komisioneve parlamentare, duke i hapur rrugë funksionalizimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Me miratimin në seancën plenare, Kuvendi i Republikës së Kosovës do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamentare, të cilat do të jenë shtylla kryesore e punës legjislative dhe mbikëqyrëse.
Me përgjegjësi të lartë institucionale, me bashkëpunim ndërmjet të gjitha grupeve parlamentare dhe me angazhim të përbashkët, nisim punën e Legjislaturës X, të vendosur për rezultate konkrete, gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe Republikës.



Të tjera
Kone në gjendje të rëndë, ka thyerje në dy vende dhe operacion urgjent pas ndeshjes
Neymari mungon edhe në ndeshjen e dytë të Botërorit
Disa sinjale që ju dërgon trupi, kur diçka nuk është në rregull