Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë u prit në takim në Departamentin e Shtetit Amerikan.
Zeka e vlerësoi takimin me Lyn Debevois, zëvendësdrejtor për Çështjet e Evropës Qendrore Perëndimore në Departamentin e Shtetit, si produktiv, duke prezantuar para zyrtarit amerikan prioritetet kryesore të avokimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Po ashtu, diskutimi u përqendrua në forcimin e atraktivitetit të Kosovës për investimet amerikane, avancimin e prioriteteve të politikave në fushën e energjisë dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor, si dhe në theksimin e rëndësisë së një angazhimi më aktiv dhe më të strukturuar ndërmjet sektorit publik dhe atij privat.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara në të gjitha përpjekjet e Odës Amerikane, përfshirë edhe agjendën e sovranitetit digjital të Kosovës.



Të tjera
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Dieta pas festave të fundvitit
Nuk e votuan rezolutën për krerët e UÇK-së, deputeti i LDK-së Ermal Sadiku për propozimin e partisë: Qysh mundesh mos me pranu diçka të tillë?