Zëvendëskryeministrja e dytë dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka theksuar se qeverisja duhet të mbështetet në përgjegjësi në çdo fazë të saj, duke e cilësuar shërbimin ndaj Republikës dhe qytetarëve si nderin më të madh, pêrcjell KosovaPost.
Në një reagim pas mbledhjes së parë të kabinetit të ri qeveritar, Gërvalla bëri të ditur se janë ndërmarrë hapa konkretë që në fillim të mandatit. Sipas saj, Qeveria ka proceduar për miratim buxhetin e vitit 2026, si dhe listën e marrëveshjeve ndërkombëtare që prej kohësh presin ratifikimin në Kuvend, disa prej të cilave kanë afate që nuk lejojnë më vonesa.
Ajo njoftoi gjithashtu se është miratuar kërkesa drejtuar Kuvendit për zgjatjen e zbatimit të Ligjit për Ndarje Buxhetore të vitit të kaluar edhe për muajin mars, me qëllim sigurimin e ekzekutimit në kohë të pensioneve dhe pagave në sektorin publik, deri në përfundimin e procedurave për buxhetin e ri.
Gërvalla rikujtoi se legjislatura e kaluar u shpërnda pa u votuar buxheti i shtetit në vlerë prej 4 miliardë euro, Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian prej 882.6 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore mbi 120 milionë euro.
Sipas saj, konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë së re krijojnë hapësirën e nevojshme për të çuar përpara këto procese dhe për të siguruar ratifikimin e tyre, duke e konsideruar këtë si një fillim të mbarë për katërvjeçarin e ri qeverisës.



Të tjera
Përplasje fizike live në Opinion, Buzhala go*det Albatros Rexhajn (Video)
Jonathan Hargreaves: Kosova ka partner të fortë Mbretërinë e Bashkuar, marrëdhëniet janë të thella dhe shumëdimensionale
“Nuk ma lëshojke dorën”: Haradinaj zbulon prapaskenat e “përplasjes” me Macronin