Sot në Speciale do të vazhdojë seanca me deklaratat e mbrojtjes.
Mbrojtja e Selimit pritet ta vazhdojë edhe sot fjalën përfundimtare.
Dje kanë folur mbrojtësi i Kadri Veselit, Rodney Dixon dhe mbrojtësi e Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts.
Avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, dje në vazhdim të deklaratës e tij përmbyllëse, shtoi se në këtë proces Prokuroria ka përmendur shumë emra që nuk janë të akuzuar, duke synuar të lidhë këta persona me të akuzuarit përmes pretendimit të një qëllimi të përbashkët kriminal.
Avokati Rodney Dixon ka thënë se Kadri Veseli është tërësisht i pafajshëm dhe këtë e vërtetojnë shumë pika. Ai tha se Veseli duhet të lirohet dhe të shpallet i pafajshëm.
Parashtrimet e mbrojtjes pritet të vazhdojnë gjatë edhe në fillim të javës së ardhshme.



Të tjera
Kurti në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih
Në Hagë nis mbrojtja e Rexhep Selimit, avokati sfidon pretendimet e Prokurorisë
Shoqëria serbe është në trazira të vazhdueshme, Vuçiq BE-në e percepton si “tavolinë suedeze”