Zyrtarët doganorë të Njësisë së Antikontrabandës në kuadër të Doganës së Kosovës kanë sekuestruar mallra në vlerë prej mbi 33 mijë eurosh, pasi një automjet nuk i është bindur urdhrit për ndalim në Vërmicë.
Dogana njofton se pas reagimit të menjëhershëm operacional, zyrtarët doganorë i janë vënë në ndjekje automjetit dhe kanë arritur ta ndalojnë në autostradë. Automjeti, nën përcjellje zyrtare, është kthyer në PKK Vërmicë për kontroll të detajuar.
Gjatë kontrollit është konstatuar se automjeti transportonte dërgesa postare të destinuara për blerës në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.
Pas numërimit dhe verifikimit është konstatuar se në automjet ndodheshin:
233 pako
1,376 njësi mallrash të ndryshme
Vlerë e përgjithshme e mallit: 33,810.98 €
Shmangie nga detyrimet doganore: 10,075.67 €
“Malli përfshinte artikuj të ndryshëm tekstili, këpucë, produkte kozmetike, aksesorë, produkte ushqimore dhe mallra të tjera konsumi.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë hetimore të Doganës së Kosovës. Me urdhër të Prokurorit kompetent është inicuar rast për vepër penale. I gjithë malli është sekuestruar dhe evidentuar sipas procedurave ligjore, ndërsa automjeti është konfiskuar përkohësisht dhe dërguar në hapësirat zyrtare të Doganës”, thuhet më tej në njoftim.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.



Të tjera
Nis mbledhja e Komisionit për Integrime ku do të shqyrtohet Projektligji për Planin e Rritjes, Murati prezent
Bota ndodhet në moment përcaktues
Përfundon fjala përfundimtare e Rexhep Selimit, vijon ajo e Jakup Krasniqit