Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore i SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr., pranoi se ka përdorur drogë në të kaluarën dhe se ka luftuar me sukses varësinë për disa dekada.
Duke folur për rehabilitimin e tij në podkastin “This Past Weekend” të komedianit Theo Vaughn, Kennedy shpjegoi se ai u takua me prezantuesin e podkastit në takimet e mëngjesit të shërimit para pandemisë dhe se më vonë ata formuan një grup që vazhdoi të takohej gjatë pandemisë.
“Nuk kam frikë nga mikrobet. Më parë thithja kokainë nga kapaku i tualetit. Nëse nuk dal në takime çdo ditë, është keq për jetën time”, tha Kennedy, sipas US Today.
Duke folur para mijëra zyrtarëve të shëndetësisë, zbatimit të ligjit dhe biznesit në Samitin për Barnat me Recetë dhe Barnat e Paligjshme në Nashville në prill 2025, Kennedy tha se pikëpamjet e tij politike ishin ndikuar nga një varësi 14-vjeçare nga heroina që ai e kapërceu.
“E di që e vetmja mënyrë për të qëndruar esëll është të marr përgjegjësi për veprimet e mia të përditshme. Unë pranoj gjërat që nuk mund t’i kontrolloj dhe përpiqem të jem mirënjohës për to. Mund të kem kontroll mbi sjelljen time, veprimet e mia të përditshme, por jo mbi botën përreth meje”, tha Kennedy.
Ai pranoi se konsumoi për herë të parë narkotikë pas vrasjes së babait të tij në vitin 1968, kur provoi LSD, dhe më vonë substanca opioide, të cilat çuan në një varësi afatgjatë ndaj heroinës.
Ai shtoi se rehabilitimi i tij filloi pasi u arrestua në vitin 1983 dhe kërkoi trajtim.



Të tjera
Kuvendi i Kosovës mblidhet në orën 15:00 për të ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare
Komisioni për Buxhet miraton Ligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026
Kuvendi mblidhet në orën 15:00 për marrëveshjet ndërkombëtare