Në seancën e sotme në Hagë, avokati i Rexhep Selimi, Eric Tully, ka nisur fjalën hyrëse duke paralajmëruar se do të trajtojë tri çështje kryesore në emër të klientit të tij.
Sipas Tully-t, mbrojtja do të fokusohet fillimisht në pretendimet e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) lidhur me rolin e Selimit si ministër i Rendit Publik. Avokati pritet të kundërshtojë interpretimin e Prokurorisë mbi përgjegjësitë dhe kompetencat që, sipas saj, ka pasur Selimi në atë periudhë.
Tema e dytë që do të trajtohet ka të bëjë me disa shkrime dore, për të cilat Prokuroria pretendon se janë hartuar nga vetë Selimi. Mbrojtja do të paraqesë qëndrimin e saj lidhur me autenticitetin dhe peshën provuese të këtyre dokumenteve.
Në fund, Tully njoftoi se do të ndalet edhe te disa përjashtime që, sipas tij, mbulohen nga ZPS në dosjen e saj, duke lënë të kuptohet se mbrojtja do të sfidojë mënyrën e paraqitjes dhe përzgjedhjes së provave nga ana e Prokurorisë.
Seanca po zhvillohet në kuadër të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.



Të tjera
Kuvendi i Kosovës mblidhet në orën 15:00 për të ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare
Komisioni për Buxhet miraton Ligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026
Kuvendi mblidhet në orën 15:00 për marrëveshjet ndërkombëtare