Tully: ZPS-ja në asnjë moment nuk i ka bërë të qartë argumentet e veta për autorësinë e materialeve që iu atribuuan Selimit

Tully: ZPS-ja në asnjë moment nuk i ka bërë të qartë argumentet e veta për autorësinë e materialeve që iu atribuuan Selimit

Avokati i Rexhep Selimit, Eric Tully ka kritikuar qasjen e Prokurorisë gjatë gjykimit ndaj klientit të tij.

Ai tha se Prokuroria në asnjë moment nuk i ka bërë të qarta argumentet e veta për autorësinë e materialeve që iu janë atribuuar Rexhep Selimit. Rrjedhimisht, shtoi se kjo mund të ketë pasoja konkrete për personin në fjalë.

“ZPS-ja në asnjë moment nuk e ka bërë të qartë argumentet e veta për autorësinë e materialeve që u atribuuan z.Selimi pavarësisht se kur është marrë ky vendim nga trupi gjykues. Duhet të ketë parasysh se mund të ketë pasoja konkrete për perosnin”, tha ai.

Tully përpara kësaj tha se Prokuroria ka paraqitur shumë blloqe shënimesh si prova duke pretenduar në mënyrë të tërthortë ose të drejtpërdrejtë se secili prej materialeve, autor ishte Selimi.

“ZPS-ja nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme për blloqet e shënimeve. Praktika e ZPS-së qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë gjatë gjithë gjykimit ka qenë që të pretendohet se secili prej këtyre materialeve ishte i z.Selimi. pra ishte autor”, tha Tully.

Sipas Tully, ZPS-ja kishte shumë mundësi që të bëntë të qartë se cili prej materialeve që citohet në dokument.

“U kërkua që të pranoheshin blloke shënimesh pa asnjë provë gojore. Dëshmitarëve iu treguan faqe individuale në një mënyrë të dyshimtë gjatë gjykimit por pa u gjetur kush ishte autori i këtyre materialeve”, tha ai.

Përveç kësaj, Tully tha se kjo ishte një praktikë e qëllimshme e Prokurorisë që ta mbante pezull mbrojtjen deri në fund të gjykimit.

“Praktika strategjike e Prokurorisë në fakt është e qëllimshme në mënyrë që ta linte mbrojtjen pezull deri në fund të gjykimit që mbrojtja të gjendej në një momënt të vështirë që të mos dinte se çfarë të bënte me dokumentet në fjalë dhe i vetmi refren që perserinin ishte se këto janë sekuestruar prej z.Selimi”, tha avokati.

Ndërsa, shtoi se gjatë gjykimit janë bërë deklarata të qarta për autorësinë e këtyre dokumenteve. Por, që kjo ëhstë bërë vetëm pasi ka ndërhyrë mbrojtja.

“Gjatë gjykimit, Prokurori ka bërë deklarata të çarta sa i përket autorësisë së këtyre dokumenteve por kjo ka ndodhur sepse ka ndrhyrë mbrojtja dhe jo se prokuroria ka qenë proaktive vetë për t’i argumentuar pretendimet e veta”, tha ai.

Tully tha se në seancat e mëhershme, një prokuror i tregoi një faqe të një blloku shënimesh të sekuestruara nga Selimi, dëshmitarit 04255. Por, sipas Tully kur mbrojtja kërkoi që të dihet autorësia, Prokuroria ka thënë se ‘nuk mund të thërrasim autorin e dokumentit se në këtë rast kërkoni që të jep dëshmi Selimi”.

Tully tha se i njëjti prokuror ishte tërhequr më pas duke thënë ‘më falni se mbase nuk fola sic duhet. Unë nuk thash se e ka shkruar Rexhep Selimi. Unë thash që është sekuestruar prej tij nga ZPS-ja”.

Avokati tha se ky dokument nuk u pranua, por tregon qasjen e paqartë të Prokurorisë së sa i takon autorësisë së dokumenteve.