Marrëveshja e dytë ndërkombëtare që deputetët e Kuvendit të Kosovës e miratuan u bë ajo e financimit të politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër, me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim e cila është pjesë e Bankës Botërore.
103 deputetë votuan pro, asnjë kundër dhe pesë abstenuan. Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se kjo marrëveshje u nënshkrua në prill të vitit 2024, e që përfshin 90.3 milionë euro.
“Shteti i Kosovës i ka përmbushur të gjitha detyrimet në raport me Bankën Botërore…
Kjo marrëveshje ka kushtet më të mira ndonjëherë sa i përket financimit sepse bëhet me afat maturiteti 12 vjeçar, por me normë interesi 0%. Tek pas 6 viteve fillon kthimi”, ka thënë ai.



Të tjera
Përfitimet e shumta nëse konsumoni hudhra
Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s pa humbjes nga Israelit dhe Luksenburgu
Mandati i Rashiqit dhe kriza e përfaqësimit serb në Kosovë