Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Kreshnik Ahmetin në pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, transmeton KosovaPost.
Ahmeti e ka mbajtur këtë pozitë edhe përgjatë mandatit të kaluar.
Sipsas njoftimit të Qeverisë, kryeministri Kurti e uroi Ahmetin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij.
Kreshnik Ahmeti ka lindur më 15 shkurt 1990, në Prishtinë. Ai përfundoi studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Prishtinës, dhe mori një diplomë Master në Administrim Biznesi (MBA) nga Universiteti Shtetëror i Dakotës së Veriut (NDSU), SHBA, ku shërbeu edhe si asistent mësimdhënieje dhe kërkimi.



Të tjera
Në çfarë ore duhet të flenë fëmijët?
Maska me uthull molle dhe sodë buke: Aknet dhe shenjat hiqen si me magji!
Çfarë duhet të dini para se të bëni vetullat microblanding