FFK i bashkohet marshi për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare – Ka edhe një thirrje – Ekonomia Online

FFK i bashkohet marshi për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare – Ka edhe një thirrje

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka dalë në mbështetje të organizimit të marshit “Drejtësi, jo politikë” që do të mbahet më 17 shkurt në ora 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

FFK ka thënë se ata do t’i bashkohen këtij marshi, ku u ka bërë thirrje edhe komunitetit të futbollit dhe qytetarëve që të marshojnë në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.

Postimi i plotë:

DREJTËSI, JO POLITIKË!

FFK i bashkohet protestës së organizuar nga platforma “Liria ka Emër” dhe u bën thirrje komunitetit të futbollit dhe të gjithë qytetarëve që të marshojnë për drejtësi dhe në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.

📆 17 shkurt, 2026

⏰ 14:00

📍 Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

#LiriaKaEmër