Kurti në Mynih, takohet me administratorin e UNDP-së

Kurti në Mynih, takohet me administratorin e UNDP-së

Kryeminstri Albin Kurti është takuar në Mynih të Gjermanisë me  ish-kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, i cili tashmë mban rolin e Administratorit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Kurti me këtë rast theksoi progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës përgjatë këtyre 5 viteve, të dëshmuar edhe përmes renditjeve pozitive në indekse ndërkombëtare.

“Shprehu mirënjohjen ndaj UNDP për përkrahjen përmes projekteve të ndryshme, mbështetjen për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunimin e frytshëm. Përgjatë bisedës u diskutuan edhe mundësitë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit”.

“Kryeministri ngriti po ashtu rëndësinë në qasjen e Kosovës në Fondet Vertikale të Klimës dhe Mjedisit, sikurse në Fondin Global të Mjedisit (GEF) dhe Fondin e Klimës së Gjelbër (GCF), qasje që mundëson avancimin e agjendës së tranzicionit të gjelbër”, thuhet në një njoftim të zyrës për media të tij.