Volodymyr Zelensky ka deklaruar se sulmet e Moskës ndaj Ukrainës kanë vënë në shënjestër centralet elektrike dhe infrastrukturën tjetër kritike të vendit.
Duke folur në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, presidenti ukrainas akuzoi Rusinë për shkatërrime sistematike në të gjithë territorin e Ukrainës.
“Nuk ka mbetur asnjë central elektrik në Ukrainë që nuk është dëmtuar nga sulmet ruse – asnjë i vetëm”, u shpreh ai, duke theksuar megjithatë se vendi vazhdon të prodhojë energji falë përkushtimit të qytetarëve dhe mbrojtjes fizike të objekteve kyçe, shkruan skynews.
Zelensky dha edhe shifra konkrete për intensitetin e sulmeve, duke bërë të ditur se vetëm gjatë muajit janar Ukraina është detyruar të përballet me 6 mijë dronë sulmues. Sipas tij, pjesa më e madhe ishin dronë të tipit “Shahed”, përveç 150 raketave ruse dhe mbi 5 mijë bombave fluturuese.



Të tjera
“Djali im rritet me ninulla shqip”: Rrëfehet Flutura, gruaja e deputetit kanadez që uroi Pavarësinë e Kosovës
Figura opozitare ruse, Alexei Navalny, është helmuar me toksinë të bretkosës helmuese në burg
Mosvaksinimi i fëmijëve, ja rreziqet