Ish-ministri i jashtëm, deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka njoftuar se ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih – Munich Security Conference 2026 (MSC).
Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, në faqen e tij zyrtare, Hoxhaj shihet duke udhëtuar me tren për në Munich, ku ka konfirmuar në përshkrimin e videos se po shkon drejt Konferencës së Sigurisë në Munich.
Pjesëmarrja e Enver Hoxhajt në këtë Konferencë është e rregullt e përvjetshme, dhe kujtojmë kur ai takoi në po këtë Konferencë, dy vite më parë edhe Zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance.



Të tjera
Vdes shqiptari në Itali gjatë tentativës për vjedhje, rrëzohet nga ballkoni pasi dëgjoi të shtënat
Gjërat që i bëjmë gabimisht çdo ditë
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike