Një tentativë vjedhjeje në një vilë private i ka marrë jetën një 46-vjeçari shqiptar në Itali, i cili u rrëzua nga ballkoni ndërsa mundohej të largohej pas vjedhjes, i frikësuar nga të shtënat me armë zjarri të pronarëve të shtëpisë.
Sipas informacioneve paraprake, shqiptari kishte hyrë në banesë së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë. Pronarët e shtëpisë i kanë zbuluar dhe kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, çka ka shkaktuar panik te hajdutët, të cilët janë larguar me vrap, shkruan TopChannel.
Gjatë arratisjes, 46-vjeçari është rrëzuar nga një lartësi rreth dy metra dhe dyshohet se ka pësuar një çarje të thellë në këmbë, e cila ka shkaktuar më pas një hemorragji të rëndë e cila i mori jetën. Shqiptari arriti të vraponte rreth 20 metra përpara se të rrëzohej në tokë, ku më pas vdiq.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Karabinierët janë në kërkim të dy personave të tjerë që dyshohet se ishin pjesë e grupit. Dyshohet se automjeti me të cilin autorët iu afruan zonës mund të jetë fshehur në afërsi dhe se persona të tjerë mund të kenë qenë në pritje.



Të tjera
Gruda për protestën e 17 shkurtit: Mesazh që jemi me krerët e UÇK’së, PDK ka pasur pakënaqësi me sjelljen e qeverisë këto vite
Sivjet ushtrimi i përbashkët ushtarak me Kroacinë e Shqipërinë
Ledri Vula i bashkohet marshit “Liria ka emër” me thirrjen “Drejtësi, jo politikë”