Çdo vit në BE, 50 milionë njerëz preken nga gripi sezonal. Sipas statistikave, nga 15-70 mijë qytetarë evropiane humbin jetën si pasojë e virusit dhe komplikimeve kur kanë sëmundje të tjera kronike. Të dhënat janë bërë të ditura gjatë javës për ndërgjegjësimin e gripit, një fushatë kjo e promovuar nga OBSH me fokus Evropën.
Qëllimi është edhe përdorimi i vaksinës, veçanërisht tek personat që potencialisht janë më të rrezikuar, apo ata që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera dhe që virusi mund të shkaktojë dëme e pasoja më të rënda në shëndet.
Gripi, përtej shëndetit, ka edhe kosto të tjera të larta sociale dhe ekonomike dhe përfaqëson 30% të peshës së sëmundjeve të transmetueshme. Sëmundja sigurisht është kryesisht e lehtë dhe shërohet në një hark kohor relativisht të shkurtër, por mund të shndërrohet në rrezik nga komplikimet të gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël, të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe të gjithë këta janë më të ekspozuar në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë



Të tjera
Në çfarë ore duhet të flenë fëmijët?
Maska me uthull molle dhe sodë buke: Aknet dhe shenjat hiqen si me magji!
Çfarë duhet të dini para se të bëni vetullat microblanding