Fryti i kajsisë është shumë i këndshëm dhe aromatik. Përmban vlera të larta ushqyese si: vitamina A, B1, PP, C, acide organike, pektinë, albumina, sheqerna rreth 14% etj.
Përveçse një frut i
shijshëm, kajsia gjen përdorim të gjerë edhe si një bimë mjekësore me frutin,
degët dhe gjethet e saj. Kajsia mund të përdoret e freskët ose e thatë, reçel,
komposto madje mund t’i pihet edhe lëngu i këndshëm. Fruit i freskët i kajsisë
ndihmon në prodhimin e gjakut dhe është gjithashtu shumë i mirë për qetësimin e
muskujve të tendosur dhe për zërin e ngjirur.
Frutat e thata kanë rreth
60% sheqer, kurse thelpinjtë e tyre janë të pasur me albumina deri në 28%,
vajra deri në 55% etj. Përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato
piqen dhe konsumohen me mjaltë, për t’u tretur më mirë.
Fruti i kajsisë në
përdorim natyral kuron:
Dhimbjet në gjoks;
Aneminë;
Sëmundjet kanceroze;
Migrenën dhe epilepsinë;
Sëmundjet e mëlçisë.



Të tjera
Italia i bashkohet Bordit të Paqes, Meloni: Do të marrim pjesë si vëzhgues
Sali Berisha uron krijimin e institucioneve të Kosovës
Çfarë t’u lejosh me pushime fëmijëve