Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e vazhdueshme të 14 shkurtit dhe të natës në vijim kanë ndikuar në rritjen e nivelit të disa lumenjve në vend.
Sipas matjeve të fundit, Lumi Lepenc në pikëvëzhgimin në Hani i Elezit ka arritur nivelin 2.93 metra. Ndërkaq, Morava e Binçës në Viti ka shënuar 1.33 metra, ndërsa Lumi Nerodimes në Kaçanik ka arritur në 0.82 metra.
Sipas institutit, ekziston mundësia e vërshimeve lokale në zonat përreth këtyre lumenjve, ndërsa lumenjtë e tjerë në vend aktualisht mbeten brenda niveleve normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje.
Sa i përket reshjeve të regjistruara, në Brezovicë janë matur 24.8 mm shi, ndërsa në Hani i Elezit 36.8 mm.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe autoriteteve lokale që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet e radhës lidhur me zhvillimet hidrologjike.



Të tjera
Hoxhaj takon Amr Moussa në Mynih: Thekson rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare
Kallas i kundërpërgjigjet SHBA-së: Evropa nuk është në zhdukje
Italia do t’i bashkohet “Bordit të Paqes” si vëzhguese